Ankim nga njerëzija e shekullit 17
Me këtë hallk1) q’êsht sot,
Myshqil2) me ta miqësija;
Të mos bêsh s’ê mumqin3) dot,
Na mburoftë Perëndia.
Me nji njeri që në tinet4)
S’i êsht dhênë istidati5),
Si me atê musahabet6),
Aj në Rum ti në Bagdat?
Mjaltë gjellën t’ja besh,
Zeher e trazon në gojë;
Tahminë ku do t’ja gjensh,
Të pononsh si të doje?
Sorra sot nga bylbyli
Nuk dahet dot, ej-vah!
Posi alimi xhaili,
Ç’ky hiqmet Allah-Allah!
Gonxheja na lâ firak7),
Qaj e mos pusho, o bylbyl!
Gjerçi ymri fort êsht pak
Kush e bên çejrek tahammul8)?
As mjaft këtó fjalë, Nezim!
As mjaft se na trete fare!
Ej biçare9) Allah qerim10)!
Diku na bêjnë çare!
Fort jam edhe unë mail11)
Asaj pune që më thua
Unë nakis12) ti je qamil13)
Ku t’a gjênj atë që dua?